Më në fund, ndodh ajo që e kanë pritur të gjithë tifozët e Barcelonës

Më në fund, ndodh ajo që e kanë pritur të gjithë tifozët e Barcelonës

Barcelona ka mundësi që të shtunën të paraqitet me treshen e parë kryesore sulmuese për herë të parë në sezonin 2019-2020.

Të martën në Dortmund, ndodhi për 30 minutat e fundit të takimit pas inkuadrimit në lojë të Leo Messit.

Por, ende nuk ka ndodhur nga fillimi i një dueli, në javët e para të këtij sezoni, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Fjala është për treshen Antoine Griezmann, Luis Suarez e Messi që mund të luajnë nga minuta e parë në ballafaqimin e ardhshëm ndaj Granadas, në La Ligë.