Më në fund Ronaldo rezulton negativ

Më në fund Ronaldo rezulton negativ

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është testuar negativ nga Covid-19, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur nga vetë klubi “bardhezi” nëpërmjet një njoftimi zyrtar në Twitter, njofton Insajderi.

Sulmuesi portugez u testua pozitiv me koronavirus gjatë ndeshjeve me kombëtare më 13 tetor dhe ai humbi ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Në dy testet e para Ronaldo rezultoi pozitiv, ndërsa në tamponin e sotëm ka ardhur përgjigja e dëshiruar për kampionët e Italisë.

Në këtë mënyrë, CR7 do të bashkohet nesër me skuadrën dhe në ndeshjen e së dielës ndaj Spezias me shumë mundësi do të jetë në stol. /Insajderi.com