Më në fund: Zbulohet vaksina anti-COVID’19 – ka efekt te 90% e njerëzve

Kompanitë që e kanë zbuluar thonë se janë të gatshme të prodhojnë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe 1.3 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.

Më në fund: Zbulohet vaksina anti-COVID’19 – ka efekt te 90% e njerëzve

Është zbuluar më në fund vaksina që e ndalon infektimin me COVID-19 për 90% të njerëzve, tregojnë analizat e para preliminare, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Zhvilluesit e vaksinës – Pfizer dhe BioNTech – e kanë përshkruar atë si “zhvillim i madh për shkencën dhe njerëzimin”.

Kompanitë e kanë në plan që sa më shpejt të aplikojnë për aprovim dhe të dalin në treg me vaksinë deri kah fundi i këtij muaji.

Janë edhe një grumbull kompanish që kanë vaksina në zbulim e sipër, por kjo është e para që ka treguar rezultat.

Kjo ishte një qasje krejtësisht eksperimental – që përfshinë injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit – në mënyrë që ta trajnoi sistemin imunitar.

Provat kanë treguar se vaksina e trajnon trupin që të prodhojë antitrupa dhe gjithashtu një pjesë tjetër e sistemit imunitar T-Cells që ta luftojë Coronavirusin.

Për këtë nevojiten dy doza, me tri javë ndërmjet. Provat janë bërë në SHBA, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut, Turqi.

Rezultatet tregojnë se arrihet 90 për qind mbrojtje brenda javës së parë, pasi të merret doza e dytë.

Kompanitë që e kanë zbuluar thonë se janë të gatshme të prodhojnë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe 1.3 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.

Gjithsesi, do të ketë probleme logjistike në bartjen e dozave, pasi vaksina duhet të qëndrojë në temperaturë super të ultë, në minus 80 gradë celsius.

Shteti i parë që tashmë ka porositur 40 milionë doza është Britania e Madhe.

Kompanitë thonë se shumë shpejt, brenda javës së tretë të këtij muaji, do të kenë të dhëna të mjaftueshme për ta paraqitur produktin e tyre për legalizim./Insajderi.com