Me një detaj të zgjuar Orinda Huta na zbuloi gjininë e foshnjës

Me një detaj të zgjuar Orinda Huta na zbuloi gjininë e foshnjës

Në fillim të këtij marsi, Orinda Huta i tha fund të gjithë zërave që po qarkullonin për një shtatzëni.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tyrjan Hyska zgjodhën rrjetet sociale për të konfirmuar lajmin e bukur me anë të disa fotografive në Instagram.

Në një postim në Instagram, Turjani shkruan: Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një *beb*”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

Në një postim me fotografi të ngjashme, Orinda shkruan: “Duke pritur mrekullinë me të cilën Zoti zgjodhi të na bekojë!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Hyska së fundmi festoi ditëlindjen e tij të 36-të, dhe mamaja e ardhshme e uroi atë me anë të një postimi në Instagram.

Ajo ndau një video ku shihet bashkëshorti i saj pranë tortave të ditëlindjes, dhe në sfond dëgjohej kënga e Beyonce “Daddy Lessons”.

Beyonce në një pjesë të këngës thotë “vajza e vogël e babit”, duke lënë të kuptohet se zgjedhja e Orindës për muzikën nuk është rastësore. Ata së shpejti bëhen prindër të një vajze.

Çifti po bëhen prindër për herë të parë pas më shumë se një dekade bashkë. Dyshja kurorëzoi dashurinë 10-vjeçare në një ceremoni të mbajtur në Kalanë e Petrelës, më 27 korrik 2017. /Insjaderi.com