Me një videomesazh, Trump tregon gjendjen pasi doli pozitiv me Covid-19

Me një videomesazh, Trump tregon gjendjen pasi doli pozitiv me Covid-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili po trajtohet për sëmundjen COVID-19 në një spital ushtarak pranë Uashingtonit, tha se ndihet ‘shumë më mirë’ dhe se shpreson se ‘do të kthehet së shpejti’, për të përfunduar fushatën, përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, transmeton Insajderi.

“Do ta mundim këtë koronavirus”, tha Trump, duke shprehur optimizëm për efektivitetin e terapive kundër koronavirusit.

Në një video 4-minutëshe të postuar të shtunën në Twitter, Trump tha se ditët e ardhshme do të jenë ‘prova e vërtetë’, ndërsa i falënderoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të gjithë botën për mbështetjen e tyre. /Insajderi.com