Më pak se 24 orë nga publikimi i këngës së re, Eminem arrin shifër rekord klikimesh

Më pak se 24 orë nga publikimi i këngës së re, Eminem arrin shifër rekord klikimesh

Eminem dje lansoi këngën me titull “Good Guy”, të cilën e solli në duet me Jessie Reyez, shkruan lajmi.net.

Këtij projekti, reperi ia ka bashkëngjitur edhe videoklipin, ndërsa kënga ka për temë problemet në çift.

Kënga po pritet mirë nga publiku, për më pak se 24 orë ka marrë mbi 5 milionë klikime në kanalin YouTube.

Kujtojmë që Eminem është nominuar për “Grammy” në kategorinë “Kënga më e mirë rep”.