Me performanca synohet vetëdijesimi për viktimat në komunikacion

Me performanca synohet vetëdijesimi për viktimat në komunikacion

Qendra për Zhvillim Multikulturor “Impact” përmes disa performancave artistike minutëshe nëpër rrugët e Prishtinës ka shënuar Ditën e përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.

Performanca artistike dhe sensibilizuese u realizua në tri rrugë të Prishtinës: – Rruga “Garibaldi”, para Hotelit “Grand” Rruga “Agim Ramadani”, para Hotelit “Sirius”. Rruga “Luan Haradinaj”, para monumentit “New Born”.

Lydra Hyseni flautiste tha se qëllimi i kësaj performance  është vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun në rrugë me qëllim që mos të humbet edhe jetë të tjera si pasojë e aksidenteve. Ajo tha se duhet të ketë shumë këso aktivitete me qëllim të edukimit për sjellje në trafik.