Tifozët anglezë kanë festuar me plisa në kokë fitoren ndaj Kosovës në Prishtinë.
Kosova u mposht 4:0 nga Anglia në kuadër të kualifikueseve për Evropian në “Fadil Vokrri”, shkruan Insporti.
Atmosfera si para ndeshjes ashtu edhe gjatë saj ka qenë tejet miqësore dhe e jashtëzakonshme, me dy tifozeritë që janë shoqëruar me njëra-tjetrën.
Edhe pas ndeshjes, tifozët anglezë janë parë me flamuj të Kosovës e me plisa në kokë, madje duke kërcyer me muzikë tradicionale shqiptare.
Për më shumë shikoni videon më poshtë. /Insporti.com/