Me rastin e përvjetorit të martesës, Emina Cunmulaj ka një kërkesë të veçantë për bashkëshortin

Me rastin e përvjetorit të martesës, Emina Cunmulaj ka një kërkesë të veçantë për bashkëshortin

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj dhe bashkëshorti i saj Sam Nazarian sot kanë një arsye më shumë për t’i cakërruar gotat, shkruan lajmi.net.

Kjo për faktin se ata festojnë 4 vjetorin e martesë, një ditë kjo shumë e rëndësishme për secilin çift.

Andaj ajo ka zgjedhur disa fjalë zemre për ta uruar publikisht bashkëshortin e saj të cilit i ka kërkuar edhe një tjetër fëmijë.

“Dashuria ime, Urime ky përvjetor, katër vite deri tani dhe dy fëmijët të dashur. Jeta është e bukur, psst, le të bëjmë edhe një tjetër”, ka shkruar Emina pranë postimit ku ka ndarë me ndjekësit disa foto nga dasma madhështore.