fbpx

Më shumë se 100 njerëz vdesin në Indi për shkak të alkoolit të dyshimtë

Më shumë se 100 njerëz kanë ndërruar jetë gjatë fundjavës në Indi pasi kanë konsumuar alkool me prejardhje të dyshimtë, kanë kumtuar autoritetet indiane dhe kanë shtuar se është nisur një operacion i gjerë policor kundër distilerive ilegale.

Më shumë se 100 njerëz vdesin në Indi për shkak të alkoolit të dyshimtë

Shumë qytetarë janë transportuar nëpër spitale në shtetet federale të Indisë Utar Pradesh dhe Utarakand, rreth 150 kilometra në veri të Nju Delhit.

Mediet indiane kanë transmetuar se 116 persona kanë vdekur prej të premtes dhe se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.

Më tepër se 3.000 njerëz janë arrestuar sepse ishin të dyshuar se kanë lidhje me kontrabandë me alkool.

Qindra indianë të varfër çdo vit vdesin nga alkooli i lirë i prodhuar nëpër distileritë e dyshimta.

Kontrabandistët shpesh shtojnë metanol, alkool shumë toksik i cili shpesh përdoret edhe si antifriz, substancë kundër ngrirjes së ujit./Insajderi.com.