Më shumë vdekje sesa lindje në Korenë Jugore

Më shumë vdekje sesa lindje në Korenë Jugore

Koreja Jugore ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020 për herë të parë në histori të këtij shteti.

Kjo ka alarmuar institucionet për të bërë diçka që të rritet numri i lindjeve në këtë vend.

Koreja Jugore për vite me radhë ka qenë duke u ballafaquar me problemin e rënies së numrit të lindjeve.

Numri mesatar i lindjeve nga një grua ka rënë vazhdimisht dhe në mënyrë të shpejtë, shkruan CNN, njofton Insajderi.

Në ndërkohë popullata në Kore vazhdon të plaket duke shënuar një rënie demografike.

Në të dhënat për vitin e fundit rezulton se ka pasur 275 mijë e 815 lindje, derisa kanë vdekur 307 mijë e 764 persona.

Gjithashtu të dhënat tregojnë se 32.7 për qind e njerëzve janë në të 40-50’tat e tyre, dhe një e katërta e popullsisë janë mbi 60 vjeç./Insajderi.com