Me sirena të veturave, protestojnë edhe taksistët serbë në Veri

Me sirena të veturave, protestojnë edhe taksistët serbë në Veri

Shoferët e taksive serbë në Mitrovicë kanë protestuar sot kundër taksës të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Ata me anë të sirenave të veturave kanë shprehur pakënaqësit ndaj kësaj takse, shkruan Radio Kim.

“Në këtë mënyrë ne duam të protestojmë. Revolta jonë është që të apelojmë te ndërkombëtarët të ndikojnë te Prishtina për ta hequr taksën”, ka thënë një nga shoferët protestues, transmeton Insajderi.

Protesta në pjesën veriore të Mitrovicës ka pasur pothuajse çdo ditë nga vendosja e taksës.

Humbjet për Serbinë pas dy javësh të taksës, janë mbi 20 milionë euro. /Insajderi.com