
Një qen i policisë ka marrë më shumë se 33 milionë shikime nëpër rrjete sociale, pas një video të publikuar ku shihet duke u trajnuar me sy të mbyllur.
Qeni i cili njihet me emrin Lucky, i përket Policisë së Kufirit të Chisinay, që është kryeqyteti i Moldavisë.
Në videon e publikuar, Lucky që trajnohet nga polici Ghenadie Rotaru, shihet duke ecur me sy mbyllur nëpër dy litarë.
Sidoqoftë përveç shikimeve e pelqimeve që ka marrë, këto veprime edhe janë kritikuar, pasi që sipas komentuesve, kjo kafshë nuk duhet të trajtohet në këtë mënyrë.
Është e mrekullueshme. Por, cili është qellimi? Nuk është diçka që do t’i nevojitet atij për çdo ditë”, ka komentuar Bren Oliver.
Derisa një tjetër, ka thënë se pavarësisht se sa serioze është puna e tyre, ajo që shihet në video është shumë e dhimbshme, transmeton Metro.
Sidoqoftë, Lucky në Moldavi njihet si një qen shumë i zgjuar dhe me aftësi të jashtëzakonshme. Ai është shumë i famshëm atje.