Me të paguarit në muzikë për vitin 2018

Me të paguarit në muzikë për vitin 2018

Grupi irlandez i rrokut U2 ka kryesur listën e Forbes si muzikatët më të paguar të vitit 2018.

Kjo fal turneut të sukseshëm botëror Joshua Tree, ku festuan albumin e tyre të vitit 1987.

Turni ndihmoi grupin të mbledhë 118 milionë dollarë fitime nga 1 qershori 2017 deri në 1 qershor 2018. Grupi britanik Coldplay përfundoi i dyti në listën e Forbes me 115.5 milionë dollarë, kryesisht nga turneu i tyre A Head Full Of Dreams.

Miliarda transmetime ndihmuan këngëtarin Ed Sheeran të përfundonte në vendin e tretë me 100 milionë dollarë.

Ndërsa këngëtarja femër më e paguar u shpall Katy Perry me 83 milionë dollarë.