Me vendimin e ri të UEFA-së për Super Ligën Europiane, Milani mund të goditej më së keqi

Me vendimin e ri të UEFA-së për Super Ligën Europiane, Milani mund të goditej më së keqi

Edhe pse Superliga Europiane ishte një ëndërr që u shua shumë shpejt, katër skuadra akoma nuk e kanë deklaruar veten jashtë këtij kompeticioni, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për Juventusin, Realin e Madridit, Milanin dhe Barcelonën, të cilat ishin dhe iniciatiorët e kësaj ideje. Ajo që mësohet sipas “ESPN” është se UEFA mund të marrë masa ndëshkuese ndaj këtyre skuadrave “rebele”.

Masa ndëshkuese pritet të jetë një përjashtim dy vjeçar nga Uefa Champions League. Ky përjashtim do të ishte fatale nga ana financiare për skuadrat si Juventusi, Reali dhe Barcelona të cilat kanë pësuar humbje të mëdha për shkak të Covid-19. Gjithashtu dhe për Milanin do të ishte një “vetëvrasje” pasi pas tetë vitesh ‘kuqezinjtë’ janë pranë kualifimit në Uefa Champions League. /Insajderi.com