fbpx

“Më vie keq” – Lekaj i përgjigjet Daçiqit

“Më vie keq” – Lekaj i përgjigjet Daçiqit

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur rritjen në 100 për qind të taksës për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka ngjallur reagime të mëdha nga të gjithë liderët serbë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se nuk do të ketë vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pa u hequr taksa prej 100 për qind për mallrat serbe.

E kësaj deklarate të Daçiqit i është përgjigjur Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj.

Ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, me ironi ka shkruar “Më vie keq Daçiq”.

“Ivica Daçiq paska thënë se nuk ka dialog pa heqje të taksës 100% për produktet e Serbisë. MË VIE KEQ DAÇIQ!”, është shprehur Lekaj.