“Më vije keq më vije” – mesazhi i Lekajt për ata që kritikuan kryeministrin për raportet me SHBA-të

“Më vije keq më vije” – mesazhi i Lekajt për ata që kritikuan kryeministrin për raportet me SHBA-të

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, njëherësh edhe njëri nga nënkryetarët e AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se “i vije keq” për të gjithë ata që e vënë në dyshim partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reagimi i Lekajt, në Facebook, vjen si përgjigje ndaj zërave të ndryshëm – përfshirë nga partnerë në koalicionin qeverisës – se këmbëngulja e kryeministrit Ramush Haradinaj, për mos heqjen e taksës prej 100 % ndaj mallrave që importohen nga Serbia, mund të dëmtojë partneritetin e Kosovës me SHBA.

“Të gjithë ata që mendojnë se partneriteti jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në dyshime, MË VIJE KEQ MË VIJE. #QeveriaVazhdon”, ka shkruar Lekaj.