Meda feston ditëlindjen, ja sa vite i ka mbushur sot

Meda feston ditëlindjen, ja sa vite i ka mbushur sot

Këngëtari Meda sot feston 40 vjetorin e lindjes.

E sigurisht se me rastin e kësaj dite të veçantë për të nuk kanë munguar urimet e shumta nga familjarë miq e kolegë.

Meda sot si 40 vjeçar është baba i katër fëmijëve i cili duket i lumtur pranë tyre dhe gruas Luljetës.

Në muzikë, ai është një ndër emrat më të kërkuar në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare. Ndërsa agjenda e tij është mjaft e ngjeshur dhe me koncerte si brenda por edhe jashtë vendit.

Projekti i tij i fundit është ai me titull “Këngë për Pajazit Ahmetin” e lansuar para një muaji.