Media italiane: Lukaku është me deciziv se Ronaldo

Media italiane: Lukaku është me deciziv se Ronaldo

Interi fitoi ditën e djeshme ndaj Bolognas me rezultatin 3-1, duke grumbulluar kështu tre pikë mjaft të vlefshme në Serinë A. Zikaltërit ishin dominues që prej nisjes së takimit, duke mos lejuar kundërshtarin ta surprizojë, siç ka bërë në vitet e kaluara, njofton Insajderi.

Ekipi i Antonio Contes tashmë e ka një lider dhe ai quhet Romelo Lukaku. Lojtari nga Belgjika bën gjithçka, vrapon, asiston dhe shënon. Sipas gazetës “Corriere della Sera”, Lukaku është më deçiziv se Cristiano Ronaldo tek Juvja, por askush nuk e përmend këtë.

“Sot Romelu është më deciziv tek Interi nga sa është edhe Cristiano Ronaldo tek Juventusi, edhe pse këtë nuk e përmend askush. Nuk po flasim se Lukaku është më i mirë, por po themi se si ai po e merr skuadrën përdore. Lukaku nuk pret lojën ta ndihmojë, ai e merr lojën, e ndihmon, e mbështet, dhe në fund, e mbyll.”- shkruhej në gazetën italiane ditën e sotme. /Insajderi.com