fbpx

Media zviceriane: Loredana ndërron avokatët

Media zviceriane: Loredana ndërron avokatët

Tejet e njohur u bë për publikun jo për faktin se prodhon muzikë por se u akuzua se  vodhi 350.000 franga një çifti zvicerran.

Reperja e njohur Loredana, pasi ka nisur hetimi ndaj saj ka vendosur të ndrrojë avokatin e saj Tomë Gashi.

Avokati I çështjes së tanishme është Thomas Fingerhuth, pasi dëshiron që ky I fundit të mos ketë lidhje të afërta me Prokurorinë.

“Unë mendoj se Loredana donte një avokat që nuk vjen nga i njëjti kanton dhe që ka distancë më shumë nga prokurori”, shpjegon avokati I ri, duke përshkruar bashkëpunimin me reperen si të mirë, shkruan 20min.ch.

Avokatët Tom Gashi dhe Artan Sadiku dy muaj më parë ishin të pranishëm në një konferencë të mbajtur nga Loredana në Kosovë, por sipas 20 minutes këta dy të fundit nuk janë pjesëmarrës në çështje.

Edhe pse pas raportimeve se Loredana I zëvendësoi avokatët kosovarë, Tom Gashi e mohoi në një postim në Facebook duke thënë se është ende avokat i çështjes.

“Për shkak të interesimit të madhë të mediave për t’u deklaruar për artistën më të njohur shqiptare të muzikës Repp, Loredana Zefi, unë ende jam avokat i saj.”