Mediat britanike: Shqiptarët kthejnë shtëpinë në pronë kanabisi

Mediat britanike: Shqiptarët kthejnë shtëpinë në pronë kanabisi

Dy shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi shtëpinë ku jetonin e kishin kthyer në pronë kanabisi.

Të dyshuarit u përpoqën të iknin nga pjesa e pasme e shtëpisë me tre dhoma gjumi dhe tarracë në Thornaby. Policia e kishte nisur aksionin nisi aksionin e kontrollit që më 29 korrik. Mësohet se  dy persona e arrestuar  janë Anest Samurri, 36 vjeç dhe Elidijon Vukza, 30 vjeç.

Oficerët gjetën 56 bimë kanabis në një dhomë, 34 në një tjetër në periudha të ndryshme rritjeje. Një oficer i drogës e vlerësoi vlerën e drogave në mes 25,200 dhe 75,000 paund.

Alex Bousfield, duke mbrojtur Samurrin tha se ai veproi për shkak të dëshpërimit, pasi humbi një gisht në një aksident industrial dhe  luftoi për të gjetur punë, kur erdhi në Mbretërinë e Bashkuar me kamion. Paul Green është avokati për Vukzën dhe tha se erdhi në këtë vend për një jetë më të mirë pasi punoi si kamerier për nëntë vjet, ai punoi në Londër dhe planifikoi të dërgonte para në shtëpi në Shqipëri, ku ai ishte mbështetja e vetme për nënën dhe vëllain e vogël.

Sipas avokatit,  ai udhëtoi në Middlesbrough për punë por nuk gjeti dot dhe pranoi të merrej me këtë gjë. Green tha që Vukza nuk kishte asnjë të ardhur dhe planifikoi të kthehej në shtëpi për t’u kujdesur për familjen.