Mediat ndërkombëtare krahasojnë Luana Vjollcën me këngëtaren serbe

Mediat ndërkombëtare krahasojnë Luana Vjollcën me këngëtaren serbe

Është njëra nga këngëtaret më të komentuara të momentit falë bashkëpunimit me këngëtarin e njohur botëror Faydee.

Media boshnjake “Express” i ka dedikuar moderators seksi një shkrim dhe në të e krahason me emra të njohur në të gjithë botën.

Në titull ata shkruajnë se Luana Vjollca është Jelena Karleusa shqiptare dhe në brendësi të tij ndajnë disa detaje lidhur me jetën e saj.

“Express” shkruan se Luana është e fiksuar pas grimit dhe fotove seksi duke e krahasuar atë me Kim Kardashian dhe Pamela Anderson.

Ky sukses për këngëtaren ka ardhur pas bashkëpunimit të suksesshëm me Faydee në këngën “Habibi”, e cila ka thyer rekorde klikimesh.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Luana duke e publikuar shkrimin në Instagram.