Mediat në Spanjë: Si u tallën Messi dhe yjet e Barcelonës me festimin e Ronaldos [Video]

Mediat në Spanjë: Si u tallën Messi dhe yjet e Barcelonës me festimin e Ronaldos [Video]

Mediat në Spanjë kanë zbuluar se Leo Messi dhe lojtarët e Barcelonës, kanë qeshur me festimet e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez, mrbëmë realizoi dy gola, në ndeshjen të cilën Reali e fitoi me rezultat 6:0 ndaj APOEL-it, shkruan Insajderi.

Siç raportojnë mediat në Spanjë, Messi dhe futbollistët e Barcelonës kanë shikuar këtë ndeshje, dhe ata janë qeshur me festimet e tepruara të Roanldos.

Sipas ‘Diario Gol’, skuadra e Barcelonës po shikonin ndeshjen në mes të Real Madridit e APOEL-it në hotelin e tyre në Torino, para takimit që do ta zhvillojnë sonte kundër Juventusit.

Messi dhe yjet e Barcelonës janë tallur me festimet e Ronaldos, pasi portugezi kishte festuar ato, përkundër faktit se shënoi golin e pestë dhe të gjashtë në këtë takim.

Ronaldo festoi golat “sikur të ishin shënuar në finale të Ligës së Kampionëve”, thuhet në këtë raport.

Aty poashtu shkruhet se shumica e futbollistëve të Ernesto Valverdes, nuk mund të mbanin të qeshurat kur panë se CR7 po festonte golat si të ishin në një finale.

Kujtojmë se Barcelona është aktualisht 10 pikë para Realit në La Liga, dhe është vetëm një pikë larg të përfunduarit si lider në grup në Ligën e Kampionëve.

Barcelona e Juventusi ndeshen sonte në “Juventus Stadium”, me fillim nga ora 20.45. /Insajderi

https://www.youtube.com/watch?v=EQ-cujlBEYk