Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratave të këshilltarit të Kurtit: UÇK vrau 1000 civilë serbë

Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratave të këshilltarit të Kurtit: UÇK vrau 1000 civilë serbë

Mediat serbe po e raportojnë deklaratën e këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës kreu sulme kundër civilëve serbë.

Srbija Danas citon Gashin i cili nuk e quan anti-shqiptar Dick Martin, që pretendon që Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” ta akuzojë për “trafikim të armëve dhe të organeve njerëzore”.

“Po them që Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, Marty ka botuar një raport që flet për krime të kryera nga anëtarët e UÇK’së kundër civilëve të pafajshëm”, citohet Gashi.

Përveç kësaj jehonë mori edhe ‘vrasja e 1000 civilëve serbë’ që u tha të jetë bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Deklarata e Gashit e dhënë sot ka nxitur reagime të shumta. Ish-deputetë dhe anëtarë të partisë së Albin Kurtit kanë kërkuar falje publike nga Gashi dhe shkarkimin e tij të menjëhershëm.