Mediat turke “zbulojnë” dy ministritë kosovare që u përfshin në arrestimin e gylenistëve

Mediat turke “zbulojnë” dy ministritë kosovare që u përfshin në arrestimin e gylenistëve

Arrestimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë ka ndodhur nëpërmjet një bashkëpunimi të mirë mes ministrive të drejtësisë dhe të jashtme, të Turqisë dhe Kosovës, sipas asaj që shkruan gazeta turke Hurryiet Daily News.

Hurriyet citon një burim brenda Qeverisë së Turqisë, i cili ka thënë se për operacionin kanë bashkëpunuar mes vete Turqia dhe Kosova: në nivelin e intelegjencës dhe ministrive të jashtme e të drejtësisë, shkruan Insajderi.

“Ky aksion shënon operacionin e parë që rezultoi në kthimin e të dyshuarve të FETÖ-s në Turqi nga Ballkani dhe kontinenti evropian. Mesazhi është i qartë: se këto rajone nuk janë më strehë e sigurt për të dyshuarit e FETÖ-s”, citohet të ketë thënë ky burim për Hurryiet Daily News.

Gylenistët e arrestuar sot në Kosovë janë: Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.

Sipas asaj që shkruan Hurryiet, “ata thuhet se kishin për detyrë të drejtonin aktivitetet e organizatës FETÖ në Ballkan”. /Insajderi.com