Mediet botërore e quajnë pritje madhështore kthimin e Thaçit në Kosovë

Mediet botërore e quajnë pritje madhështore kthimin e Thaçit në Kosovë

Pritja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në pikën kufitare në Morinë, pas intervistimit katër-ditor të tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka marrë vëmendjen e medieve të njohura botërore.

I pari i shtetit është rikthyer dje nga Haga në Kosovë, pas intervistimit nga Gjykata Speciale.

Qindra qytetarë dolën për ta pritur atë nën moton “Mirë se vjen President”, dhe “Të gjithë në pritje të heroit dhe paqes”, gjë që në mediet ndërkombëtare u cilësua pritje madhështore.

New York Times, Washington Post, Abc News, AP press dhe shumë medie të tjera prestigjioze shkruan për turmat e mëdha të njerëzve që kishin dalë për ta mirëpritur Thaçin dhe në mbështetje të luftës së UÇK’së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Më poshtë gjeni disa nga raportimet e tyre. /Insajderi.com/