fbpx

Mediet serbe: Nëse vjen deri te takimi në Paris, zgjidhja është në tryezë

Në takimin e liderëve të rajonit me Angela Merkel dhe Emmanuel Macron në Paris më 1 korrik mund të formulohet korniza për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Mediet serbe: Nëse vjen deri te takimi në Paris, zgjidhja është në tryezë

Siç shkruan gazeta serbe “Blic”, propozimi përfundimtar duhet harmonizuar deri në fund të vitit.

Nëse vjen deri te ky skenar, pretendon “Blic”, referendumi në Serbi për marrëveshje mund të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare në pranverë të vitit të ardhshëm.

Këtë për “Blic” kanë konfirmuar disa burime nga qarqet diplomatike, me vërejtje se ky skenar është i mundur vetëm nëse realizohet takimi në Paris.

Bashkëbiseduesi i “Blicit” nga qarqet diplomatike pretendon se nëse vjen deri te takimi më 1 korrik, mund të presim që deri atëherë të formulohet një kornizë apo platformë e cila do të shërbej si pikënisje për marrëveshjen përfundimtare.

“Të gjitha palët e interesuara do të merrnin kornizën e cila më pas do të harmonizohet, do t’iu lihet dyja palëve kohë prej disa muajve të negociojnë për atë çfarë gjendet në dokument, t’i ndryshojnë pjesët, t’i fusin detaje dhe ta harmonizojnë zgjidhjen përfundimtare me të cilin do të dilnin para qytetarëve të vet”, thotë burimi i gazetës.

Mirëpo, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ende nuk e di sa a do të shkojë në takimin e Parisit, dhe ka përsëritur se qëndrimi i Beogradit është i qartë, do të kthehet në dialog nëse Prishtina i heqë taksat./Insajderi.com.