Mediumi i afërt me Putinin pyet: A do të heqë dorë Amerika nga Thaçi?

Mediumi i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, Sputnik ka shkruar një artikull reth intervistës së Thaçit në Gjykatën Speciale.

Mediumi i afërt me Putinin pyet: A do të heqë dorë Amerika nga Thaçi?

Mediumi rus Sputnik, i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ka komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Në një artikull të publikuar të dielën, medium rus beson se karriera politike e Thaçit po vështirësohet poqë nuk besojnë se Thaçi do të dënohet nga Gjykata Speciale

“Po, ka prova kundër Thaçit. Dhe në anët e ndryshme. Në rastin “Drenica 2”, dëshmitari i mbrojtur “A” deklaroi në nëntor 2014 se Thaçi urdhëroi vrasjen e “spiunëve serbë” në fshatin Likovc. Të dyshuarit në këtë proces janë, ndër të tjerë, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku. Sidoqoftë, është e vështirë të pritet që Thaçi do të dënohet për këtë. Dëshmitari A” shton se të gjitha këto aktivitete të terroristëve shqiptarë janë “paguar nga Amerika”. Pikërisht për shkak se “Amerika pagoi”, Thaçi është gjithashtu një bashkëpunëtor “i vështirë”, thuhet ndër tjerash në artkull.

Në këtë artikull ka akuza se se “Amerika pagoi”, Thaçin për aktivitetet siç i quan mediumi rus, “terroriste shqiptare”, poashtu shtrohet pyetja se A do të heqë dorë Amerika nga Thaçi?

Mediumi i cili njihet për propagandë të politikave të presidentit, Vladimir Putin më tutje përmend edhe të dërguarin e Trump-t për dialogun, Richard Grenelli dhe e e quan humbës.

Gjykata Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovë, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit disa ditë para se të mbahej takimi i Uashingtonit në mes Kosovës dhe Serbise i iniçuar nga emisari i Turmp-it, Richard Grenell. /Insajderi.com/