Medvedev: Sanksionet e SHBA ndaj Rusisë shpallje e luftës ekonomike

Medvedev: Sanksionet e SHBA ndaj Rusisë shpallje e luftës ekonomike

Kryeministri rus është përgjigjur në vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA të fusin sanksione të reja për Rusinë për shkak të përdorimit të armës kimike në tentim vrasjeje të Sergei Sripalj-it dhe vajzës së tij.

Ashpërsimi i mundshëm i sanksioneve ekonomike amerikan ndaj Rusisë mund të interpretohet si shpallje lufte ekonomike në të cilën duhet përgjigjur me të gjitha mjetet ekonomike, politike por edhe me mjetet tjera, ka deklaruar kryeministri rus Dimitrij Medvedev, transmeton Insjaderi.com.

Në pyetje të gazetarëve se si do të ndikojnë sanksionet e reja amerikane në ekonominë e Rusisë, ai ka thënë se nuk dëshiron të komentojë, por ka shtuar se masat siç janë ndalimi i aktiviteteve bankare mund të interpretohen si shpallje e luftës ekonomike.

“Dhe në atë luftë ne do të përgjigjemi – me mjete ekonomike, politike, dhe nëse është nevoja edhe me mjete tjera”, ka thënë kryeministri rus, transmeton agjencia TASS.

Duke folur për sanksionet të cilat janë në fuqi, Medvedev ka thënë se qëllimi i masave të tilla është “të kufizohet fuqia” e Rusisë, në mënyrë “që të largohet nga lista e rivalëve të fuqishëm në arenën ndërkombëtare”, edhe pse futja e tyre është arsyetuar me shkaqe politike./Insajderi.com.