
Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se kanë rënë dakord të filmohen për një serial reality show në Netflix, sepse ish-aktorja e Hollivudit ka nevojë që njerëzit të shohin “se si është ajo në të vërtetë”.
Marrëveshja e tyre prej 112 milion funta me gjigantin Netfliz është ende në bisedime, kryesisht rreth produksionit.
Një burim ka thënë për The Sun se shfaqja do t’i lejonte botës “një vështrim më të thëllë në jetën e tyre” për shkak të insistimit të tyre për tu zhvendosur në SH.B.A. dhe për t’u larguar nga presioni i mediave.
Harry dhe Meghan thanë se ata shpresonin të “hidhnin një dritë në njerëzit dhe kauzat në të gjithë botën” pas distancimit të tyre nga detyrat e larta mbretërore./Insajderi.com
Burimi: Mirror