Meghan Markle i shkruan letër prekëse babit, marrëdhënia e tyre merr fund

Meghan Markle i shkruan letër prekëse babit, marrëdhënia e tyre merr fund

Që kur aktorja e njohur Meghan Markle u martua me Princ Harryn jeta e saj dhe familja kanë qenë në qendër të vëmendjes. Muaj më parë u përfol në media për marrëdhënien aspak të mirë që Meghan ka me të atin i cili gjitmonë flet keq për të bijën që sipas tij ka harruar që ai ekziston.

Mirëpo, së fundmi sipas mediave të huaja Meghan ka marrë vendimin drastic për të ndërpre një herë e mirë marrëdhëniet me të atin.  Ajo tashmë po pret të bëhet nënë dhe gjithçka që do është të fokusohet plotësisht tëk fëmija i saj.

Sipas Katie Nicholl e cila është edhe autorja e librit që flet për jetën  e Harryt dhe Meghan, dukesha i ka shkruar një letër prekëse babait të saj ku kërkon ta lë rahat.

“Babi, me zemër të lënduar po e shkruaj këtë letër. Nuk e kuptoj pse keni zgjedhur këtë rrugë, duke mbyllur sytë përballë dhimbjes që po më shkaktoni. Veprimet e tua ma kanë thyer zemrën në miliona copa, jo vetëm sepse keni sjellë dhimbje të tilla, të panevojshme, por sepse ju nuk tregoni atë që është e vërtetë. Zgjedhje që kurrë nuk do ta kuptoj”, shkruhej ndër të tjera në librin e saj.