Meghan Markle vazhdon ta nderojë Princeshën Diana

Meghan Markle vazhdon ta nderojë Princeshën Diana

 

Para një ditë pasi njoftoi se ajo dhe Princ Harry po presin një fëmijë , Meghan Markle ka veshur një palë vathë të vjehrrës së saj Princesha Dianës të cilët janë në formë fluture.

Princesha e Uellsit i kishte  veshur bizhuteritë gjatë një udhëtimi në Kanada me Princin Charles në maj 1986. Shfaqje e cila ndodhi një vit e gjysmë pasi Diana lindi princin Harry.

Kjo nuk është hera e parë që Meghan e nderon Princeshën Diana, ajo edhe në ditën e dasmës së saj kishte veshur një unazë e cila përbëhej nga dy diamante  nga koleksioni personal i Dianës. “Është kaq e rëndësishme për mua që të di se ajo është një pjesë me ne”, tha  Meghan për “Ring” në intervistën e saj të parë të përbashkët me Harry pasi ata njoftuan për angazhimet e  tyre.