Mehmeti: ‘Përgjimi’ është një montazh me qëllim diskreditimin tim

Deputetja shqiptare nga radhët e BDI-së, Ermira Mehmeti, e cila është raportuar për një regjistrim telefonik në biseda të nxehta mes saj dhe zëvendës-kryeministrit maqedonas, Musa Xhaferri, u shpreh se e gjitha kjo është një montazh e bërë nga “laboratorët e nëntokës”.

Mehmeti: ‘Përgjimi’ është një montazh me qëllim diskreditimin tim

Përmes një lidhje telefonike në emisionin “Opinion”, Mehmeti tha se ky përgjim është një montazh që është bërë për t’ia shkatërruar karrierën asaj.

“Është një montazh i bërë nga laboratorët e nëntokës për të më shantazhuar mua personalisht. Nuk ka asnjë qëllim tjetër përpos që të më diskreditoj mua si një femër e shkolluar që përfaqësoj gjithë shqiptarët e Maqedonisë, për të cilët është pretenduar se janë shumë konservatorë”, ka thënë Mehmeti.

Ajo tha se këto montime janë bërë shpesh në shtetet e ish-Jugosllavisë, dhe këto i shërbejnë vetëm shtetit.

“Jam e bindur që në këto lloj montime janë asgjë e panjohur për shoqërinë shqiptare që ka jetuar nën jugosllavi, këto i bëjnë shërbimet e shtetit pasi ne shteti bën ç’të do me fatin tonë”, shtoi Mehmeti

Ajo tha se nuk mendon se këtë inskenim ka mundur ta bëjë partia e Bashkimit Demokratik për Integrim. /Insajderi.com