Meksika kërkon dialog me Trumpin

Meksika kërkon dialog me Trumpin

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto konfirmoi sot se shpresonte në promovimin e dialogut rreth një axhende të re me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Trump kishte premtuar një shtrëngim proteksionist kundrejt Meksikos për të mbrojtur punësimin në SHBA.

“Përballë qëndrimeve të presidentit të zgjedhur amerikan, Trump, është e sigurt që ne jemi në një stad ku kërkojmë promovimin e dialogut për të ndërtuar një axhendë të re”, deklaroi presidenti meksikan, në samitin e përvitshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Azi Paqësorit.

Trump kishte deklaruar gjatë fushatës elektorale se do ta detyrojë qeverinë meksikane që të ndërtojë një mur në kufirin me SHBA-në.  /Insajderi.com