Melinda Ademi tregon se si dukej kur ishte fëmijë

Melinda Ademi tregon se si dukej kur ishte fëmijë

Reperja shqiptare, Melinda Ademi, po vazhdon të jetë personazh aktiv dhe i ndjekur në rrjete sociale.

Së fundmi ajo i është bashkuar njërës nga sfidat në rrjetin social Instagram, për të publikuar imazhe e video që ua kërkojnë fansat.

Në mesin e këtyre, i është kërkuar të publikojë një fotografi kur ka qenë në shkollë fillore.

“Ndonjë fotografi kur keni qenë në shkollë fillore”, ka qenë kërkesa e një ndjekësi, ndërsa nuk ka munguar replika e 25 vjeçarjes.

Në foton e hedhur në ‘InstaStory’, Melinda duket po aq e njëjtë sikurse tani – pa ndonjë ndryshim të madh në pamje.

Ademi është akoma duke shijuar suksesin e “Mëkatare”, e cila deri më tani ka kaluar shifrën e 11 milionë klikimeve në platformën YouTube. /Insajderi.com