Meliza Haradinaj Stublla demanton Grupin Koha

Hardinaj Stublla i quan shpifje raportimet e Grupit Koha. Thotë se janë të motivuara nga agjenda të caktuara politike.

Meliza Haradinaj Stublla demanton Grupin Koha

Përmes një statusi në Facebook Ministrja e Jashtme, Meliza Hradinaj Stublla, ka thënë se janë shpifje raportimet e shtëpisë mediaktike të Grupit Koha, se gjoja ka ndodhur gradime të paligjshme brenda MPJD, raporton Insajderi.

“Shkrimi dhe lajmi në Grupin Koha për kinse “gradimet e paligjshme” është raportim tendencioz dhe shpifës. Artikulli dhe storia televizive shpërfaqin njëanshmëri totale dhe janë qëllimshëm të pasakta, duke tentuar njollosjen e MPJD-së dhe shërbimin e jashtëm të Kosovës”.

Haradinaj Stublla, ka thënë se gradimi i raportuar si i jashtëligjshëm nga Grupi Koha, është bërë duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, sipas propozimit të Komisionit për Grada dhe Disiplinë.

Më pas Haradinaj ka thënë se nuk është hera e parë që shpifet në adresë të saj për agjenda të caktuara politike. Por MPJD, do të mbrohet sipas ligjit.

Në fund ajo ka shtuar se nuk do të ndalet në misionin e saj për të mirën e vendit./Insajderi.com