Meliza Haradinaj – Stublla: Hapja e ambasadës së Japonisë arritje për Kosovën

Meliza Haradinaj – Stublla: Hapja e ambasadës së Japonisë arritje për Kosovën

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stbulla ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, me rastin e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Kosovë, njofton Insajderi.

Haradinaj – Stublla e ka falënderuar Ogasawara Mitsunori-in për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës.

Postimi i plotë në Facebook:

“Përkrahja e Japonisë̈ ndër vite e ka shndërruar urën e miqësisë̈ në partneritet konstruktiv në mes të Japonisë dhe Kosovës.

Sot prita në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë̈ në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, të cilit i shpreha falënderimin për mbështetjen e Japonisë dhënë Republikës së Kosovës.

Hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është një hap i madh drejt forcimit të marrëdhënieve tona. Theksova përkushtimin e Kosovës në intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë dypalësh politik e ekonomik”. /Insajderi.com