Takim për mbështetje

Meliza Haradinaj – Stublla kërkon nga Britania e Madhe ndihmë për integrimin në NATO

Ministrja punëve të jashtme, Meliza Haradinaj - Stublla, ka pritur në takim sot përfaqësuesen e përhershme të Britanisë së Madhe Sarah MacIntosh. Haradinaj Stublla ka kërkuar nga ajo ndihmë në procesin integrues të Kosovës në NATO.

Meliza Haradinaj – Stublla kërkon nga Britania e Madhe ndihmë për integrimin në NATO

Gjatë një takimi të mbajtur nga Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj – Stublla me përfaqësuesen e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar, Sarah Maclntosh, Haradinaj Stublla  ka kërkuar mbështetje nga Mbretëria e Bashkuar për proceset integruese Të Kosovës, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja Haradinaj Stublla përmes faqes së saj zyrtare në Facebook.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet aleat yni i përhershëm, në veçanti në fushën e sigurisë.

Në një takim më Përfaqësuesen e Përhershme të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Sarah MacIntosh, diskutuam për rolin e Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s në Kosovë, nga misioni i çlirimit, rindërtimit, pavarësisë, dhe tani kur edhe Forca jonë e Sigurisë dhe Ministria e Mbrojtjes janë rreshtuar krahas aleatëve si kontribuues të sigurisë, paqes, dhe stabilitetit në Kosovë e rajon.

Përfaqësuesen MacIntosh e njoftova për përpjekjet tona të intensifikuara tani për integrim në strukturat euro-atlantike, duke kërkuar edhe inicimin e dialogut politik që do të siguronte në përputhje me obligimet dhe përgjegjësitë integrimin e Kosovës në NATO”. /Insajderi.com