Meliza Haradinaj – Stublla: Vetëvendosje ka përdorur gjuhë më të ashpër ndaj SHBA-ve sesa ndaj Serbisë

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka folur për punën e saj dhe raportet me Lëvizjen Vetëvendosje.

Meliza Haradinaj – Stublla: Vetëvendosje ka përdorur gjuhë më të ashpër ndaj SHBA-ve sesa ndaj Serbisë

Ne emisionin “Rubikon” Haradinaj Stublla ka thënë se gjuha e Vetëvendosjes ka qenë shumë e ashpër ndaj ShBA-ve, madje më e ashpër sesa ndaj Serbisë, njofton Insajderi.

“Për ShBA, ka përdori fjali si thika në harta, janë tallur me Shtëpinë e Bardhë e kështu me radhë, ndërsa ndaj Serbisë e kanë hequr taksën”.

Më pas Haradinaj – Stublla, ka thënë se Vetëvendosje është fajtore në përgjithësi për gjuhën ashpër dhe klimën polarizuese që ekziston në skenën politike ne Kosovë.

Më pas Haradinaj, ka thënë se Vetëvendosje është në përgjithësi kundër implikimit të ShBA-vë ne proceset integruese të Kosovës./Insajderi.com