Memli Krasniqi tregon se mbi cilat vlera është e ndërtuar PDK-ja

Memli Krasniqi tregon se mbi cilat vlera është e ndërtuar PDK-ja

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK është ndërtuar mbi vlerën e luftës dhe vlerave të tjera të cilat i ka shfaqur gjatë qeverisjes së saj në Kosovë.

Në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, ai ka thënë se PDK nuk ka pasur nevojë që të tregojë patriotizëm “në baza ditore”.

“PDK është ndërtu në disa vlera, të cilat kanë qenë… duke fillu nga lufta çlirimtare, janë vlera të cilat janë në ADN-në e Partisë Demokratike të Kosovës. Ne nuk kemi pasur nevojë që në baza ditore të tregojmë patriotizëm. Pra është ndërtu mbi vlera të cilat i ka zbatur në këtë vend”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai po ashtu u shpreh se që nga viti 2017, PDK-ja e ka në program largimin e personave që kanë akuza për korrupsion, dhe se fushata e Kryetarit të PDK-së,  Kadri Veseli, nuk ka të bëjë me zgjedhje kjo pasi nuk  kanë qenë në dijeni se vendi do të shkoj në zgjedhje.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm tani, ministrat e PDK-ës kanë punuar shumë për drejtësinë, ministria e Drejtësisë ka punuar shumë në këtë drejtim, këtë vendim të PDK-së, për largimin e zyrtarëve që kanë akuza do të bëhet ligjore edhe për paritë e tjera politike, edhe partneret e qeverisë duhet të bënin këtë, ne kemi pas në plan të dërgojmë në Kuvend për ta votuar këtë”, deklaroi Krasniqi.

Memli Krasniqi: PDK nuk e ka kompleks patriotizmin në baza ditore si disa parti tjera

Memli Krasniqi: PDK nuk e ka kompleks patriotizmin në baza ditore si disa parti tjera

Gepostet von RTV Dukagjini am Mittwoch, 14. August 2019