Memushaj u befasua kur ia ofruan shiritin e kapitenit

Futbollisti i Pescaras, Ledian Memushaj, i cili në ndeshjen miqësore me Luksemburgun ishte kapiten i Kombëtares shqiptare, tha se u hutua kur De Biasi i kërkoi ta merrte shiritin e kapitenit dhe ta udhëhiqte skuadrën në fushë.

Memushaj u befasua kur ia ofruan shiritin e kapitenit

“Jam hutuar fare kur De Biasi më tha se do të isha unë kapiteni. Nuk kujtoj më asgjë, pasi ishte kënaqësia më e madhe në karrierën time”, tha futbollisti nga Vlora, njofton Panorama-Sport.

Memushaj ishte një nga lojtarët më të vjetër në Kombëtare, debutimi i të cilit ka qenë përpara secilit prej futbollistëve të tjerë.

Mirëpo, nuk mund të ndodhte ndryshe dhe shiritin do t’ia lidhte pikërisht kapiteni i parë i përfaqësueses, Lorik Cana, që atë ditë ishte në stol.

“Ishte Loriku që ma lidhi shiritin në krah para ndeshjes, mirëpo nuk kujtoj asnjë fjalë nga ato që më tha. E përsëris që u emocionova, pasi ishte një ndjesi e veçantë për mua që të zbrisja në fushë si kapiten”, përfundoi Memushaj