Menaxheri kosovar, Jetmir Agaj: Më ka kontaktuar djali i Pablo Escobar

Menaxheri kosovar, Jetmir Agaj: Më ka kontaktuar djali i Pablo Escobar

Menaxheri kosovar, Jetmir Agaj, gjatë një debati në emisionin “Hashtag” te RTV Dukagjinit tha se është kontaktuar nga djali i Pablo Escobar.

Duke folur për rëndësinë e rrjeteve sociale, ai tha se këto rrjete e kanë bërë shumë të lehtë komunikimin e Kosovës edhe me Kolumbi.

“Po çka po të vyn Kolumbia o vlla?” e pyeti gazetarja Alba Morina.

Agaj tregoi se është kontaktuar nga djali i Pablo Escobar pasi është duke bërë promovimin e një librit.

“Kam edhe videon ekskluzive. Ai është duke e promovuar librin në çdo vend dhe kur ka arritur në Evropë dhe Ballkan më ka ardhur kontakt direkt prej tij” tha Agaj.

Madje Agaj tha se posedon edhe videot dhe shkrimet zyrtare që ka biseduar me të.