Menaxherit të Kidës i duket Dubai si Velipojë

Menaxherit të Kidës i duket Dubai si Velipojë

Ka disa ditë që këngëtarja e njohur, Kida është duke qëndruar me shoqërinë e saj në Dubai, shkruan Insajderi.

Së fundi asaj i është bashkëngjitur edhe menaxheri i saj, Enis Fetahu.

Ai ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram me pamje nga vendi luksoz, por vëmendjen e ka marrë mbishkrimi i fotos ku shkruan “Velipojë”.

Si duket menaxherit të Kidës i është dukur Dubai si Velipoja, por një krahasim i tillë është më se i dëshiruar për ndjekësit shqiptarë.

Nuk dihet nëse Kida ka shkuar në Dubai për ndonjë këngë të re apo vetëm për të pushuar./Insajderi.com

No description available.