Mendohet rikthimi i Neymar te Barcelona

Mendohet rikthimi i Neymar te Barcelona

Pavarësisht krizës ekonomike që ka përfshirë klubin e Barcelonës shkaku i pandemisë, drejtuesit e klubit kanë kërkuar nga lojtarët e klubit, që të pranojnë përgjysmimin e pagës së tyre, ndërsa në skenë na del një rikthimin i mundshëm i futbollistit brazilian, Neymar, që aktualisht bartë ngjyrat e klubit nga kryeqyteti francez, PSG, njofton Insajderi.

Një nga kandidatët për president të Barcelonës, Emili Rousaud ka deklaruar se nëse ai zgjidhet president do të projektojë rikthimin e madh të Neymar në “Camp Nou”.

Ndërkohë Rousaud ka shpjeguar se ylli brazilian e dëshiron një rikthim tek katalanasit, edhe gjatë vitit të kaluar:

“Kemi kontaktuar agjentin e tij, dhe jemi të vetëdijshëm se edhe gjatë vitit të shkuar ai dëshironte tu rikthente”, përfundon kandidati për president tek Barcelona, Emili Rousaud. /Insajderi.com