Mënyra e aplikimit për votim: KQZ me njoftim për diasporën

Mënyra e aplikimit për votim: KQZ me njoftim për diasporën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote, të cilët jetojnë jashtë vendit, mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës nga data 13 deri më 21 janar, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur ky komision me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Në këtë postim KQZ ka ofruar një vegëz në të cilën janë të publikuara të gjitha informacionet e detajuara se si të aplikohet për regjistrim.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në postim. /Insajderi.com

Periudha e aplikimit/regjistrimit për votimi përmes postës 13 janar – 21 janar 2021

Të gjithë qytetarët e Republikës së…

Posted by Komisioni Qendror i Zgjedhjeve on Tuesday, January 12, 2021