Mënyra se si e vendosi Trump maskën – fotoja bëhet virale

Mënyra se si e vendosi Trump maskën – fotoja bëhet virale

Një fotografi, që është shpërndarë dhjetëra – mijëra herë në rrjetet sociale, ku shihet se si presidenti amerikan, Donald Trump, e ka vendosur maskën gabimisht (duke lënë hundën jashtë maskës) gjatë një vizite të tij në një spital ushtarak, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Megjithatë shkrimi në BBC thotë se kjo mund të ketë qenë një rrëshqitje e maskës për momentin dhe jo se si Trump e ka mbajtur tërë kohën.

“Ngjyrat e fotos nuk janë mirë, kualiteti i fotos është shumë i dobët, vijat e maskës duken se i janë futur presidentit në vesh, dhe gjithashtu goja e mjekra nuk duken në rregull”, thuhet në tekst.

Foton ende nuk dihet kush e ka bërë dhe në çfarë kohe saktësisht.

Krejt çfarë dihet është fakti se dikush e ka shpërndarë në media./Insajderi.com