Mercedes Benz do të mbyllë së paku 10,000 vende pune

Daimler, prodhuesi gjerman i makinave që zotëron Mercedes Benz-in, tha se do të mbyllë së paku 10,000 vende pune në gjithë botë, në përpjekje për të financuar kalimin në makina elektrike.

Mercedes Benz do të mbyllë së paku 10,000 vende pune

Shefi i personelit të Daimler-it, Wilfried Porth, u tha gazetarëve se numri i vendeve të humbura të punës do të jetë “me pesë shifra”.

Njoftimi vjen pak ditë pasi prodhuesi rival, Audi, tha se do të mbyllë 9,500 nga 61,000 vendet e punës që i ka në Gjermani, për arsye të ngjashme.

Daimler tha se industria e makinave “po kalon nëpër transformimin më të madh në histori”.

“Një pjesë e këtij programi është zvogëlimi i kostove të stafit për rreth 1.4 miliard euro deri në fund të vitit 2022 dhe zvogëlimi i numrit të pozitave të menaxhimit në të gjithë botën për 10 për qind”, tha kompania.