Mërgimtarit i hyjnë hajnat në shtëpi – i vjedhin një pushkë gjuetie dhe një pistoletë

Mërgimtarit i hyjnë hajnat në shtëpi – i vjedhin një pushkë gjuetie dhe një pistoletë

Një vjedhje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Marmullë të Komunës së Gjakovës. Cak i kësaj grabitje kishte qenë shtëpia e një mërgimtari.

Sipas policisë rastin e kishte raportuar i vëllai, ku kanë bërë të ditur se atij i është vjedhur një kasafortë brenda së cilës kishte pasë një pushkë gjuetie dhe një pistoletë, raporton Gazeta Insajderi.

“Fsh. Marmullë, Gjakovë 24.12.2019-18:40. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të tij i cili jeton në shtetet e jashtme nga e cila shtëpi kishin vjedhur një kasafortë brenda së cilës kishte pasë një pushkë gjuetie dhe një pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet se të dyshuarit kishin shtënë dy herë me armë dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sipas viktimës të dyshuarit kasafortën e kishin tërhequr zvarrë rreth 200 metra nga shtëpia të cilën e kishin hapë me forcë por kur ai kishte shkuar në drejtim të tyre ata i kishin thënë ik dhe kishin shtënë dy herë me armë drejtimi nuk dihet dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku është gjete dhe konfiskuar një gëzhojë e fishekut. Nuk raportohet për të lënduar, perderisa rasti vazhdon të hetohet nga njesitet kompetente policore. /Insajderi.com