Gjermania kundër mbylljes së kufijve për emigrantët

Gjermania kundër mbylljes së kufijve për emigrantët

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel u zotua që të nxisë zbatimin e marrëveshjes së emigracionit të BE-së me Turqinë, në takimin e kësaj jave, duke thënë se alternativa e mbylljes së kufijve për emigrantët do të sjell pasoja të rënda.

Udhëheqësit e BE-së takohen të enjten për të diskutuar rreth krizës së migrimit, me kancelarën gjermane që duket gjithnjë e më e izoluar në kërkesat e saj për një shpërndarje të drejtë të emigrantëve në mesin e anëtarëve të BE-së dhe për Turqinë në ndaljen e rrjedhës së emigrantëve.

Në një konferencë shtypi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të martën, Merkel tha se samiti nuk do të bie dakord mbi kuotat e reja për refugjatë në të gjithë Evropën, duke thënë se kjo do të ishte “qesharake”, duke pasur parasysh se më pak se 1,000 janë zhvendosur në bazë të një skeme ekzistuese.

“Unë do të luftoj me të gjitha forcat e mia, të enjten dhe të premten për agjendën e BE-së dhe Turqisë, si rrugën e drejtë për të trajtuar këtë situatë”, tha Merkel e cila po kërkon nga Turqia që të ndalë numrin e azilkërkuesve përmes një marrëveshje me Turqinë.

Ndërkohë që presidenti i Izraelit, Benyamin Netanyahu tha se luftimi i militantëve islamikë në Lindjen e Mesme është i domosdoshëm për të ndaluar rrjedhjen e refugjatëve.

“Në qoftë se Izraeli nuk do të ekzistonte, e gjithë pjesa perëndimore e Lindjes së Mesme do të ishte e përmbytur nga forcat e islamit ekstremist. Izraeli është muri mbrojtës i qytetërimit perëndimor në zemër të Lindjes së Mesme, “tha presidenti izraelit.

Gjermania e ndjen si detyrë të mbështesë Izraelin, kryesisht për shkak të trashëgimisë së Holokaustit.