Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njofton Insajderi.
Merkel ka thënë se miqësia e Gjermanisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetike.
“I uroj atij fat dhe sukses nga thellësia e zemrës sime dhe gjithashtu uroj Kamala Harris, gruaja e parë që u zgjodh zëvendëspresidente e vendit të saj. Unë pres të punoj me presidentin Biden në të ardhmen. Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të kapërcejmë sfidat e mëdha të kësaj kohe”, ka shkruar Merkel në Twitter. /Insajderi.com